Këtë 8 mars Italia në grevë kombëtare, rrezikon transporti publik

Këtë 8 mars Italia në grevë kombëtare, rrezikon

Ky është një 8  mars “luftimi” për të drejtat, “një grevë e përgjithshme feministe”, ajo që shihet në shumë sheshe italiane, por edhe në 60 vende të tjera, të cilat janë ngjyrosur me ngjyrën rozë.

Konfederata e bashkuar dhe Unioni Sindikal kanë lajmëruar një grevë të përgjithshme kombëtare 24 orëshe që prek të gjitha kategoritë publike dhe private të punëtorëve.

Objektivi është për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi për gratë. Parashikohet që diçka e tillë të ketë pasoja në shërbimet publike, sidomos në transport.

Pretendimet – Në një shënim, sindikatat kanë listuar të gjitha pretendimet e grevës së përgjithshme: “Dhuna mashkullore mbi gratë, diskriminimi i gjinisë, kundër pasigurisë dhe privatizimit të Welfare (mbështetja e qeverisë ndaj qytetarëve), e drejta në shërbimet publike falas dhe të aksesueshme, trashëgimia universal dhe e pakushtëzuar, në shtëpi, në punë, në barazi përsa i përket rrogës, edukimi shkollor, liria e lëvizjes, për politikat që mbështesin mëmësinë dhe atësinë e ndarë në mënyrë të barabartë.”

EMISIONET