Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar skandalin me lajmin e rremë për mbetjet ku ishte i përfshirë këshilltari i tij, si një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që po përballet vendi. 

Meta zgjodhi ta komentonte me një fjali duke thënë se është i zënë me çështje më të rëndësishme.

Pyetje: ''Mediat italiane kanë publikuar një artikull që në vitin 2017 ka qenë Fake News hyrja e disa kamioneve me mbetje dhe është përfshirë këshilltari juaj. Cili është komenti juaj?''

Ilir Meta: ''Nuk kam ndërmend të merrem me Fake News, as të mediave italiane as të mediave shqiptare. Kam çështje shumë më të rëndësishme për tu marrë sesa fabrikimi që kërkojnë të spostojnë vëmendjen nga çështjet më të mëdha që ka Shqipëria, demokracia e saj dhe qytetarët tanë.''

Presidenti e dha këtë prononcim nga Laçi ku ndodhej për një vizitë te Kisha e Shën Mhillit.

/Ora News.tv/