Këshilli Politik, zbardhen emrat që përfaqësojnë opozitën dhe qeverinë

Këshilli Politik, zbardhen emrat që përfaqësojnë

Zbardhen emrat e opozitës për këshillin politik i cili pritet të mblidhet nesër.

Këshilli politik do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

Emrat e opozitës

1- Oerd Bylykbashi PD
2- Petrit Vasili LSI
3- Mesila Doda PDIU 
4- Fatmir Mediu PR
5- Vangjel Dule PBDNJ

PS do të përfaqësohet nga Ervin Bushati dhe Damian Gjiknuri.

Ndërsa opozita parlamentare do të perfaqesohet nga Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe Nimet Musai.

Kjo pas takimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij opozitarë.

Këshilli politik u krijua ditën e djeshme nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.


EMISIONET