Këshilli politik/ Murrizi: Njëri mendon se është Trump, tjetri Bill Gates. Janë subjekt i SPAK

Këshilli politik/ Murrizi: Njëri mendon se është Trump,

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, deputeti Myslim Murrizi, duke treguar një dokument të Këshillit Politik të reformës zgjedhore, ka thënë se anëtarët e saj, që janë Damian Gjiknuri i PS, Oerd Bylykbshi i PD, Petrit Vasili i LSI dhe Rudina Hajdari e opozitës parlamentare, e mendojnë veten njëri si Trump e tjetri si Bill Gates, dhe nuk vendosin as emrat në dokumente, por vetëm firmat.

Murrizi: Ky është një forum paçavure, që nuk e vënë as emrin ata. Aq shumë delir janë sa e mendojnë veten, njëri si Trump, tjetri si Bill Gates, dhe një si Rockefelleri, që duhet t'i njohin shqiptarët nga firmat këta tre paçavuret , nuk vënë as emrat, kjo është kontrata Trumpi i Qemal Stafës, i Pallatit të Kongreseve, 2 ish ministra hajdutë, të kripur, që janë pre e SPAK, janë subjekt i SPAK. Ja (tregon fletën) i shikoni emrat, janë firma, se duan tu japin shqiptarëve firmat.


EMISIONET