Kreu i Shtetit tha se në vijim e ka këshilluar opozitën që të jetë e qartë në tryezën e reformës zgjedhore, me kërkesa konkrete dhe jo listë dëshirash, si dhe të mos bjerë pre e provokimeve për tu larguar nga negociatat.

Ai e apeloi opozitën e bashkuar që të bëjë gjithçka për të arritur konsensusin.

Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithçka për konsensus. Mesazhi im për opozitën që kur u shkatërrua në mënyrë të paligjshme Teatri ka qenë: Mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza e reformës. Mesazhi tjetër ka qenë, mos paraqitni listë dëshirash por qëndroni qartë tek ato elementë bazikë për të cilat do të keni përkrahjen e partnerëve ndëkombëtarë dhe në mënyrë të veçantë të atyre të cilët janë mjaft të shqetësuar për problemnet e zgjedhjeve dhe legjitimitetit të institucioneve në Shqipëri dhe që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që Shqipëria të marrë një vrull të ri drejt BE. 

Mesazhi më i fundit për sot është që duhet të kuptojmë që qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të çeljes së negociatave apo anëtarësimit të Shqipërisë por rrezikon edhe këto arritje formale që kemi deri tani sepse asgjë nuk është tanimë e sigurt. Nëse Shqjpëria bën hapa pas humbet shumë nga këto mundësira që ka fituar deri tani në raport me këtë proces. Apeloj të gjithë jo vetëm  të mos humbasim çfarë kemi por të fitojmë ritmin e duhur, atë që kërkojnë të gjithë shqiptarët. Sa më shpejt Shqipërtia në BE, aq më shumë shqiptarë do të kthehen në vendin tonë.

Pyetjes se pse bisedimet për reformën zgjedhore nuk u udhëhoqën prej tij, siç edhe ka ndodhur në raste të ngjashme me ish-Presidentin Moision, por u zhvilluan në selitë diplomatike, Meta i dha këtë përgjigje.

Meta: Është në vullnetin e dy palëve për të zhvilluar bisedimet ku e çmojnë të arsyeshme. Për mua e rëndësishme si President është që në fund të ketë "tym të bardhë".

Deklaratat Meta i bëri gjatë një konference për mediat në Presidencë pas takimit 90 minutësh që pati me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

/Ora News.tv/