Refuzojnë ngrohjen me gaz, nxënësit e shkollës në Stajkë bojkotojnë mësimin

Refuzojnë ngrohjen me gaz, nxënësit e shkollës në

Të dytën ditë të proçesit mësimor në këtë vit të ri, 140 nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Martin Trushi” në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës e nisën me proteste.

Bojkoti i mësimit u bë për shkak të mungesës së ngrohjes, që në këto ditë të acarta i ka bërë orët e qëndrimit në klasa të papërballueshme për fëmijët.

Megjithëse shkolla është ndërtuar një vit më parë me të gjitha parametrat dhe ka sistem ngrohje qëndrore me kaldajë, kjo e fundit nuk vihet në punë pasi nuk përballon rrjeti elektrik.

Zgjidhja është gjetur paralele nga bashkia Vau Dejës me gaz të lëngshëm, por prindërit e kundërshtojnë pasi ai është rrezik për jetën e fëmijeve.

Janë të vendosur të protestojnë sërish deri në zgjidhjen përfundimtare të problematikës.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës Violeta Malaj sqaron se sistemi një fazor duhet zëvëndësuar me 3 fazorësh për të futur në punë kaldajën. Për këtë janë vënë në dijeni DAR dhe bashkia Vau Dejës.

Nuk ka vonuar reagimi i Zyrës Arsimore dhe njësisë vendore që kanë bërë me dije se nuk kishin patur dijeni më herët për këtë problematikë, prandaj menjëherë është njoftuar OSHEE për të gjetur një zgjidhje.

EMISIONET