Kërkohet nga skuadrat "BIG" të Evropës, agjenti i Koulibaly zbulon të ardhmen

Kërkohet nga skuadrat "BIG" të Evropës, agjenti i

E ardhmja e Kalidou Koulibaly do të vendoset në fundin e sezonit dhe një ndikim tek ai do të jetë dhe e ardhmja e Maurizio Sarrit. Këtë ide e ka pohuar dhe vetë agjenti i mbrojtësit senegalez që në një intervistë për radion napoletane "Kiss Kiss Napoli" ka deklaruar:

"Është shumë herët për të folur për të ardhmen. Koulibaly do të luajë deri në fund të sezonit për të grumbulluar sa më shumë pikë sa të jetë e mundur.

"Është e qartë se ky është viti i Kupës së Botës, prandaj është një vit i veçantë dhe do të duhet të shohim se si do të përfundojë çështja Sarri, që patjetër do të ketë një ndikim.

"Kalidou tek Juve? Ai është në një nivel ku mund të luajë kudo ... "-tha Bruno Satin

Mbrojtësi i qëndrës ka qenë i lidhur me një kalim tek skuadra angleze e Chelsea në të kaluarën dhe me "Partenopei" përflitet se largimi i tij është i pashmangshëm  nëse Napoli nuk arrin tek titulli i Seria A, një objektiv që është shuar tashmë dhe ai mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet.

EMISIONET