Pas Kalidou Koulibaly, tani edhe agjenti i Elseid Hysaj paralajmëron gjithashtu se e ardhmja e tij tek Napoli varet nga ajo e Maurizio Sarri.

"Shumë do të varet nga Sarri, pasi konfirmimi i tij në stol mund të sjellë zhvillime të papritura në treg. Do të shohim se si shkon situata në lidhje me Sarrin. Unë shpresoj se trajneri do të qëndrojë, pasi e konsideroj atë një nga më të mirat në botë, madje edhe me disa defekte."- tha agjenti i Hysaj, Mario Giuffredi për radion "Kiss Kiss Napoli".

Pritet që në ditët e ardhshme Sarri të ketë një bisedë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, me të ardhmen që është në pikëpyetje për shkak të dështimit për të fituar titullin kampion në Seria A.

/Ora News.tv/