Kërkohet nga Manchester United, agjenti i Jorginho: Nuk më kanë kontaktuar

Kërkohet nga Manchester United, agjenti i Jorginho: Nuk më kanë

Mesfushori i Napolit, Jorginho është vënë në qendër të merkatos së verës, me Manchester United që thuhet se është mjaft e interesuar për shërbimet e tij. Një lajm që është përgenjështruar nga vetë agjenti i mesfushorit, që për mediat italiane ka thënë:

 “Jorginho ja ka dalë për mrekulli në Napoli, ai luan për kombëtaren e Italisë, është unik dhe karakteristik dhe kjo është arsyeja se pse atë e kërkojnë shumë skuadra në Europë. Për momentin ka shumë thashetheme për të. Trajneri i Napolit dhe lojtarët janë duke u kërkuar nga shumë skuadra por nuk ka asgjë zyrtare. Por, Manchester United asnjëherë nuk me ka kontaktuar”,-ka theksuar ai

Sipas "Goal.com" për mesfushorin më shumë janë të interesuar Manchester City dhe se ata mund ta sigurojnë atë menjëherë pasi të përfundon sezoni.

EMISIONET