Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Peshkopi. Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi  shtetasit B. A.(V).

"I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos në Itali në 1 shkurt të këtij viti ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë Kriminale", parashikuar nga Kodi Penal italian", thotë policia.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/