Kërkesë Kuvendit, 29 deputetë të opozitës: Të rishikohen dy nene të Kushtetutës për zgjedhjet

29 deputetë të opozitës parlamentare i janë drejtuar me një kërkesë Kuvendit ku kërkojnë rishikimin e Kushtetutës në dy nene, 68 dhe 64, që lidhen me hapjen e listave dhe sanskionimin e zonave zgjedhore dhe koalicionet parazgjedhore.

Murrizi: 29 deputetë të opozitës së parlamentit shqiptar në mënyrë institucinale propozojnë në Kuvend sot rishikimin e Kushtetutës së Republikës për nenin 68 që është hapja e listave dhe nenin 64 që sanskionon zonat zgjedhore. 

Mirëpresim mazhorancën dhe të gjithë faktorët realë politikë shqiptarë jashtë parlamenti për të diskutuar në tavolinën e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë ku kërkohet depolitizimi i komisioneve. Kërkesa jonë non stop prej ditësh është listat e hapura që tu ofrojmë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin deputetët e tyre në Kuvend dhe jo ti emërojnë kryetarët e partive.

Drafti që sot depozituam në kuvend parashikon hapjen e listave, kemi kërkuar nenin 64 të Kushtetutës mos të jetë i njëjtë. Të gjitha detajet e tjera, janë kërkesa të tjera teknike. Hileqarët e ne kërkojmë lista të hapura. Të diskutojmë nen pas neni për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ne i qëndruam konseguent. Nuk mund të kërkojmë diçka që nuk është në Kushtetutë. Do i qëndrojmë besnik kërkesave të OSBE/ODIHR.

Gjithashtu kërkohet që të mos ketë koalicione para zgjedhore 

Murrizi tha se kanë konfirmuar mbështetjen edhe deputetë të tjerë që nuk kanë hedhur firmën.

Murrizi: Kanë konfirmuar votë të pafirmosur këto edhe deputetë të tjerë, një ndër to Ralf Gjoni.




EMISIONET