Për avokatin Spartak Ngjela, kërkesa e opozitës për zgjedhjen nga kuvendi për anëtarët e KQZ-së nuk ka vlerë.

Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se pa pushtet gjyqësor të pavarur në Shqipëri nuk mund të ketë votim të lirë.

Spartak Ngjela: ''Nuk ka asnjë vlerë. Derisa ndërkombëtarët nuk e shohin fare, politika amerikane nuk e konsideron fare, nuk e do, as nuk do t'ia dijë se çfarë është. Gjithçka varet te pushteti gjyqësor. Pa pushtet gjyqësor të pavaruar, nuk mund të ketë votim të lirë. Pse nuk ka votim të lirë në Shqipëri? Sepse nuk ka pushtet gjyqësor të pavarur. Çfarë do të thotë pushtet ghyqësor të pavaruar? Do të thotë forca e ligjit. Atëherë në Shqipëri nuk ekziston forca e ligjit.''

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti në online Renato Çaushi.

/Ora News.tv/