Përshkallëzimi i një konflikti në familje, që mund të kishte përfunduar me viktima është ndaluar në Lezhë.

Policia njofton se shtetasi tashmë i arrestuar me iniciale E.P., 36-vjeç ka kanosur me armë zjarri tip kallashnikov vëllain e tij K.P.,30 vjeç, duke qëlluar disa herë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Troshan, të Lezhës, ku policia ka mundur të sekuestrojë 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë.

“Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit, Lezhë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale "Kanosja" dhe  "Armëmbajtje pa leje".

/Ora News.tv/