Këputi mish duke kërcyer, Eduart Ndocaj tregon xhelozinë e gruas së tij

Këputi mish duke kërcyer, Eduart Ndocaj tregon xhelozinë e gruas

Këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë i ftuar ish-deputeti apo ndryshe siç e quajnë ndryshe kaubojsi Eduart Ndocaj.

Gjatë intervistës në studio ka ndodhur një sfilatë ekskluzive për Eduardin nga vajzat e agjensisë “Tirana Fashion Models” e cila drejtohet nga Klevis Çota që njihet ndryshe edhe si menaxher i shumë modeleve brenda dhe jashtë vendit .

Pas sfilatës, Eduarti tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja për pjesëmarrjen e tij në “Dance With Me” para disa muajsh.

Eduart Ndocaj: Javën e dytë tek “Dance” duke vallëzuar me ato vajzat për të mësuar lëvizjet, këputa mish. Kthehem në Itali dhe i them nuses të lutem më fërko pak se vdiqa, mbarova kam këputur mish. E më tha të këpusin vajzat e Tiranës dhe vjen të të shëndosh unë? (Qesh)


EMISIONET