Kepi: Avokati i Nezar Seitaj paralajmëron gazetarin Basir Çollakun

Kepi: Avokati i Nezar Seitaj paralajmëron gazetarin Basir Çollakun

Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi në një lidhje me skype për  "360 Gradë", thotë se avokati i Nezar Seitajt ka paralajmëruar gazetarin Basir Çollaku se do ta denonconte.

Kepi: Unë kam zhvilluar një bisedë sot në mbrëmjen me avokatin e Nezar Seitajt, njëkohësisht avokati i Moisi Habilajt. Më kërkoi të informoj zt. Basir Çollakut që të mos përhapin "fake news" pasi ai dhe familja e zt.Seitaj po përgatisin një paralajmërim për denoncim për shpifje për lajmin e përhapur sot. Ai ma ka kërkuar personalisht.

Çollaku: Kjo është ngjarje që ka kaluar prej kohësh kufijtë e Shqipërisë.

Kepi: Të përhapësh lajmin se ai është bashkëpunëtor i drejtësisë italiane do të thotë të vësh në rrezik jetën e tyre. Familjarët janë të shqetësuar.


EMISIONET