Kepa Arrizabalaga nuk do të transferohet tek Reali i Madridit të paktën në këtë merkato.
Portieri 23 vjeçar ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbao dhe do të mbrojë ngjyrat e këtij klubi të paktën deri në vitin 2025.
Real Madridi kishte mundësinë për ta marrë Kepa Arrizabalaga për 17.7 milionë funte, por Zinedine Zidane nuk e dha dritën jëshile për transferimin e portierit spanjoll, dhe duke firmosur një kontratë me një klauzolë prej 80 milionë eurosh.
Pas firmës në kontratë, Kepa u shpreh:
“Jam shumë i lumtur të vazhdoj këtu që e konsideroj si shtëpinë time. Kam qenë këtu për pothuajse 15 vite dhe ky është një moment i rëndësishëm në karrierën time. Pas negociatave të gjata, më në fund dhanë rezultate”,- përfundoi portieri i talentuar i Bilbaos.
/Ora News.tv/