Këngëtari ndez Amfiteatrin tek Liqeni me 13 qershor, tregon pse ka 'bojkotuar' festivalet

Ardian Trebicka është një prej këngëtarëve shqiptarë që do të vijë shumë shpejt më një recital të ri në Amfiteatrin e Tiranës.

Ai ka zgjedhur disa emra të njohur të muzikës për të qenë pranë tij në mbrëmjen e 13 qershorit në një ambient të hapur, ku do performojë disa prej këngëve të tij më të mira. I ftuar në "Diagnozë" nga Freskida Miloti, Ardiani rrëfeu sfidën më të madhe artistike që ka patur.

Trebicka: "Sfida ime ka qenë shumë natyrale. Kam vendosur që të qasem para publikut tim, jo nëpërmjet kornizave shabllon, jo në formën negative, nuk kam qenë pjesë e festivaleve, por kam qenë pjesë e një tregu, me të metat e tij si treg por kur qasesh në mënyrë shumë individuale o je, o s'je. Ndihem mirë se gjithcka që e kam rrëmbyer dhe ma ka dhuruar dhe mua publiku, ma ka kthyer emocionin mbrapsht është e vërtetë. Nuk mund të them që kjo që kam bërë është e drejta, por më ka pëlqyer gjithmonë karriera në mënyrë individuale, jo në skena masive."

EMISIONET