Këngëtari kujton fjalët e Ramës: Më tha që mund të isha kryebashkiak, por …

Këngëtari kujton fjalët e Ramës: Më tha që mund

Grupi "West Side Family" mori vëmendje të madhe në vitet 2000 dhe të gjithë e dashuronin muzikën e tyre. Madje ishin të përzgjedhurit e kryebashkiakut të kohës, Edi Rama për të sjellë këngën "Tirona" për fushatën zgjedhore.

Gjatë intervistës për "Mos i fol shoferit", Landi zbuloi se kryeministri aktual i premtoi se mund të ishte kryebashkiak, por nuk e mbajti fjalën.

Roland Hysi: Famën më të madhe e arritëm në 2002. Ishte një moment kur kryetari i Bashkisë së kohës, z.Edi Rama tha se këta cunat do ecin shumë, kanë talent, meritojnë të fitojnë etj. Për mua tha që mund të isha kryetar bashkie, nuk e mbajti fjalën me thënë të drejtën.

Nuk u mbajtëm fort pas famës. Edhe kur ishim në Petro Nin, e kuptuam se cfarë do të thotë famë. Atje ishim ndër grupet që spikatëm dhe pëlqeheshim fillimisht nga shkolla dhe lagjia. Por duke qenë se e dinim cfarë donim dhe ku do të shkonim, nuk mbaheshim pas famës. 

EMISIONET