“Këngë gjinkallash”, Basha i përgjigjet Ramës: Sulm ndaj opozitës, duhet të ndihmojë qytetarët

“Këngë gjinkallash”, Basha i përgjigjet Ramës:

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili i konsideron “këngë gjinkallash” propozimet e opozitës.

Për RTV Ora, Basha i konsideroi retorika boshe deklaratat e kryeministrit, duke i kërkuar të mos sulmojë opozitën, por të ndihmojë qytetarët.

“Gjëja më e gabuar për dikë që ka këto përgjegjësi është duke sulmuar ata që propozojnë zgjidhje. Nuk kam kohë për të humbur me retorikë boshe. Nuk është koha të tregohet agresive me opozitën, por duhet të ndihmojë qytetarët”, tha Basha.

EMISIONET