Kemi më pak aksidente se vitin e kaluar, por më shumë viktima

Kemi më pak aksidente se vitin e kaluar, por më shumë viktima

Në qershorin e vitit të shkuar humbën jetën 20 persona, ndërsa këtë vit numri është rritur në 26. Referuar statistikave të INSTAT në qershor janë shënuar 131 aksidente rrugore, në krahasim me 148 që janë shënuar qershorin e vitit të kaluar.

Por sërish eskpertët pohojnë se frekuenca e numrit të aksidenteve është e lartë. Prë RTV eksperti i fushës, Artur Sulçe deklaron se institucionet përgjegjëse duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar  përplasjet fatale dhe jo të shqyrtojnë statistikat

"Ka ardhur koha që institucionet përkatëse të mblidhen dhe mos ta shikojnë më aksidentin rrugor në Shqipëri si një statistikë por ti japin zgjidhje."

Eksperti nënvizon se parandalimi i aksidenteve vjen mes ndërhyrjeve në sinjalistikë.

Sipas statistikave të fundit gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti humbën jetën 102 persona nga 98 që ishin në 2018.

Në 90% të rasteve fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit.

EMISIONET