Këmbana e Biberaj është fillim-fundi Ramës

Këmbana e Biberaj është fillim-fundi Ramës

Ditën e shtunë më 7. Prill. 2019, “Organizata Vatra” në Amerikë festonte 110 vjetorin e krijimit të saj. Në këtë ngjarje përkujtimore të një organizate që ka luajtur një rol të madh në Pavarsinë e Shqipërisë me njerëz të një kalibri si Konica e Noli, (Sot kjo Vatër, nuk është as hieja dhe as kualiteti asaj “Vatre” si rëndësi dhe peshë, si medim intelektual dhe kombëtar.) ishte  I ftuar Elez Biberaj, për të mbajtur ligjeratën e Tij në këtë ngjarje.    

Fjala e dr. Elez Biberaj, nuk kishte asnjë rrjesht në lidhje me aktivitetin dhe historinë e “Vatrës”. Z. Biberaj kishte bërë një analizë për gjëndjen e dy shteteve shqipëtare në Kosovë dhe Shqipëri. Në kohën që Z. Biberaj mbante fjalën e Tij në aktivitetin e “Vatrës” në New York, ndihëmës zv/ sekratari shtetit Amerikan Matthew Palmer ishte nisur për një turne  në Euro-Azi ku përfshihet dhe Ballkani.

Në kohën që ndihmës zv/sekretari shtetit Matthew Palmer ishte në qiejtë e Europës drejtë Ballkanit, fjala e Z. Biberaj në ngarjen përkujtimore të “Vatrës”  përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe median on line në Shqipëri dhe Kosovë.

Zoti M.Palmer  është ndihmës zv/sekretar i shtetit për Ballkanin dhe Euro-Azinë.  Z. E. Biberaj  është drejtor Euro-Azisë për VOA që varet direkt nga Departameti Shtetit dhe pasqyron pikpamjet dhe qëndrimet e  politikës Amerikane.

Kryeministri Edi Rama, i ka të qarta të gjitha këto.  Përpara se në zyrën e tij të mbërrinte Z.Palmer, kryeministri Edi Rama, nxitoj të jape një përgjigje ndryshe  dr. Biberajt. Ndryshe   nga gjithë sjellja e tij me median, jo vetëm atë vëndase që e quan kazan dhe derra që shtrihen studiove, por edhe atë Europiane  që i ka quajtur Euro-Kadri dhe vetë seksionin e  Shqip të Zërit Amerikës kazan I influencuar nga kazani Tiranës.

Tashmë,  kryemnistri Rama, i vënë përpara  një presioni ndërkombëtar  si mediatik dhe politik, para një presioni të brëndëshëm gjithinji e në rritje, ku, me daljen e opozitës nga Parlamenti, me mos-funksionimin e gjykatës kushtetuese, me korrupsinin galopant të drejtësisë dhe degradimit sistemit te drejtësisë tashmë i pranuar edhe nga vetë kryeministri Rama, korrupsionit të administratës qeverisëse, rritja e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria si i vetmi shpëtim, me problemet e mëdha sociale-ekonomike, K.M është vënë përpara një gjëndje që nuk mund të dalë më dhe, zgjatja  e tij në pushtet me administratën e tij, veç se do të thelloj dhe më tej krizën, tensionin social dhe politik. E kjo do të thotë do të dëmtojë më shumë dhe me pasoja shqiptarët dhe Shqipërinë.

Në këtë situate, analizës së z. Biberaj që i parapriu vizitës së z. Palmer në Tiranë, Rama i’u përgjigj  me një stil ndryshe nga ç’kemi dëgjuar e lexuar KM-në deri më sot në komunikimet me opozitën, median. Arroganca, denigrimi, ofendimi kanë qënë dhe janë gjuha e kryeministrit Rama, dhe këto janë në natyrën e tij kur ka pushtet. Si njeri i tillë, ai nuk do të dijë se si do të jetoj nesër pa pushtet edhe për faktin se është i kapur tërësisht nga kliptokracia e krimit si pjesë e saj.

Dhe frika e pandëshkueshmërisë permanente e kësaj klase politike të postkomunizmit shqiptar si mungesë e drejtësisë, ndoshta një ditë do të marrë fund, dhe ky fund do të jetë dhe fillim llogaridhënia për të gjithë këta politikanë përfshirë dhe Ramën që sundon prej 21 vjetesh si kryetar I Bashkisë së Tiranës dhe kryeministër i Shqipërisë.

Analiza e Biberaj, nuk ishte një analizë personale për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ajo ishte një analizë e detajuar, dukshëm e studiuar mire  dhe me kujdes fjalë për fjalë, ku shprehet qartë shqetësimi dhe mendimi i politologut Biberaj për gjëndjen e demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe Kosovë. Kush do dhe di ta lexojë këtë analize ishte kështu. Jo më kot shkruajta më lart se kjo analizë nuk kishte asnjë lidhje me kremtimin e 110 vjetorit të “Vatrës” por nga tribuna e “Vatrës” u lëshuan këmbanat  e qëndrimit  e shqiptaro-amerikanit dr. Elez Biberaj.

Analiza fillon me Kosovën dhe në pjesën e dytë merret me Shqipërinë. Ne konkluzion, pra në përfundim të saj, Biberaj, e përmbledh klasën politike të shqiptarëve në Ballkan në “një shtet të vetëm”, duke lëshuar kumtin, alarmin, për rrezikun e një rrëshqitje në pika pakthyeshmërie të gjendjes së shqiptarëve në Ballkan prej  kësaj klase politike.  Duke “hequr petkun e zyrtarit amerikan” Biberaj vishet me dhimbjen e shqiptarit për gjendjen e kombit të tij duke e mbyllur analizën me thirrjen e fundit:

“Politikanët e sotëm nuk mund te shikohen më si udhërrëfyes – atyre iu janë shtërruar idete. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore. Le të shpresojmë që tre dekada pas përmbysjes së komunizmit, shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë pishtarë të rinjë që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tone.”

Përse kryeministri Rama nxitojë ta marrë si personale këtë analizë, kur kjo analizë nuk është se kufizohet vetëm në punën e kryeministrit Rama dhe as qeverisë së tij?

Nuk kufizohet as me politikën dhe gjendjen politike vetëm të Shqipërisë por me gjëndjen dhe politikën të dy shteteve shqiptare  në Ballkan?

Duke lexuar përgjigjen e Ramës dhe stilin e tij, për hir të vërtetës, letra është e shkruar me etikë dhe stil të bukur. Jo në natyrën arrogante  dhe prepotente , përçmuese tallëse të Ramës  siç bën ai, por sigurisht me nëntekse dhe nëkuptime dukshëm lexueshëm, ku do ta paraqesë Biberajn si viktimë opinioneve të “kazanit mediatik” të Tiranës apo të Berishës kur krahason gjendjen e shtypit të lirë me kohën e Berishës.

Kjo lojë e Partisë Socialiste për ta identifikuar Biberajn me Berishën dhe si mbrojtës i tij, tashmë për nje njeri me arsyetim normal është e dalë boje. Rama si “mik” i Biberaj siç i drejtohet edhe në letër, duhet të dijë dhe duhet ta ketë kuptuar, n.q.s se ka lexuar artikujt, analizat dhe librat e Tij, sidomos librin “ Tanzicioni shqiptar” , se Biberaj, është peng vetëm I principeve, moralit dhe detyrës së tij dhe trashëgimisë së tij.

Për mos e zgjatur, siç shkruajta më lartë Rama, “i jep të drejtën” Biberaj të ketë opinionet e tij, por nuk pranon dhe nuk pajtohet me “akuzën” për korrupsion.

Ja çfarë shkruan Biberaj në lidhje me këtë: “Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.”

Përgjigja dhe lutja e Ramës është:

“Duke i’u referuar shembullit “të disa udhëheqësve të tjerë europiano-lindore”, Ju thoni ndër të tjera se, “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë “më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”.

Por desha t’Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?!”

Nuk po merrem të analizoj “etiketimet” arrogant, autoritar, jo transparent, që i ka bërë Biberaj, kryeministrit Rama në analizën e tij, pasi vetë Rama, ja ka “lejuar” Biberajt të drejtën e opinionit të Tij. Po merrem me atë që I ka djegur më shumë Ramës, analiza për korrupsion e Biberajt  ndaj Ramës, ku dukshëm lexohet turbullira e Ramës duke I lexuar inkoshientin!

Tashmë të gjitha të dhënat dhe indiciet, faktet e përgjimeve dhe ndërtimet me pastrimin e paravë të krimit që kanë sjell një katraure urbane, që në kohën që Rama  ka  filluar detyrën si kryetar i Bashkisë Tiranës dhe prej gjashtë vjetësh kryeministër I Shqipërisë, dukshëm Rama dhe përrrethëria e kleptokratëve që mbajnë Ramën prej 21 vjetësh në pushtet, si abuzim  zhvatje dhe abuzim me pronat publike edhe private, me paran publike janë dukshëm mardhënie korruptive të shtetit me klientëlën e kleptokratëve të krimit.

Kryeministri Rama, me logjikën që përdor për Biberajn se : a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?!” të njëjtë logjikë mund të përdorim edhe për akuzat që Rama ka lëshuar dje në opozite dhe vazhdon dhe sot për Berishën, Bashën dhe gjithë kampin opozitar! Përse ku dystandartizim i Ramës?!

Këtu fillon loja!

Dukë qenë se sistemi drejtësisë nuk funksionon, dhe jo vetëm, se kjo do të ishte gjysma e të keqes, por është i korruptuar dhe i inkriminuar me politikën dhe deri me krimin e rrugës, nuk ka se kush të hetoj, gjykoj dhe vendos drejtësi nga organet e drejtësisë pasi ato nuk funksionojnë por funksionojnë si sekserë të mbulimit krimeve në favor të shpërblimeve. Këtë e ka pranuar vetë Shenjti Rama, i cili është I vetmi I papërlyer në llumin politik postkomunist në 21 vjet në pushtet  nga 28 vjet postdiktaturë.

Atëherë media dhe aq më shumë analisti amerikan Elez Biberaj, e vetmja fuqi që kanë është të konstatojnë  dhe denoncojnë nëpërmjet fjalës së lirë, që autoritarizmi dhe paraja krimit, dita-ditës po ngushton hapësirat e një media të paanshme dhe rolin e saj si pushtet i katërt. Fatmirësisht dora e gjatë e Ramës nuk mund të arrij ta bëj këtë përtej Atlantikut, e aq më pak me Elez Biberaj si formim dhe si detyrë. Kjo I ka djegur kryeministrit Rama në analizën e Biberaj, pasi e din se vetë detyra e tij ka informacione dhe më të thella si punonjës i lartë i administratës amerikane. Këmbana e Biberaj është fillim-fundi Ramës, por shqiptarët duhet të mendojnë për zgjidhje dhe jo për zgjedhje.

EMISIONET