Për kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi urdhri i ministrisë së Arsimit për të kthyer studentët në auditore është sipas tij një tregues i qartë se Rama kërkon të vjedhje edhe zgjedhjet në universitete.

Në një reagim, Këlliçi i bën thirrje qeverisë që të ndalojë tentativën e vjedhjes së zgjedhjeve në universitete dhe te hartojë një plan të detajuar se si do te mbyllet ky vit akademik pa rrezikuar sigurinë e asnjë studenti ose stafi pedagogjik.

Reagimi i Belind Këlliçit

Pasi ka vjedhur çdo pale zgjedhje qe ka administruar qeveria e drejtuar prej tij, pasi vodhi 61 bashki edhe pse 85% e shqiptareve refuzuan te behen pjese e votimeve moniste, pasi vodhi zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi Rama po tenton te vjedhë dhe zgjedhjet ne universitete.

Urdhri i Besa Shahinit për të kthyer 3/5 e studenteve në auditorë, pa asnjë mase sigurie, pa garantuar distancimin social, pa siguruar jetën dhe shëndetin e studenteve dhe te stafit akademik, tregon padurimin e Edi Rames për kapjen e universiteteve përmes votimeve moniste qe tashmë po tenton t'i organizoje dhe për drejtuesit e universiteteve.

Ndërkohe që në të gjithë vendet e Europes dhe botës perëndimore, qeveritë kanë hartuar paketa ndihme për studentet, kanë ulur tarifat e akomodit në konvikte, kanë subvencionuar studentet për blerjen e paketave të internetit për të mundësuar vazhdimin e mësimit online dhe mbi te gjitha kane bere te ditur se per shkak te betejes me Covid-19, edhe viti i ri akademik do te rinise fillimisht online, Edi Rama me kete akt kriminal tregoi se etja e tij per pushtet prevalon edhe mbi shendetin dhe sigurine e qytetareve shqiptare. Zero mbeshtetje ka dhene qeveria per studentet ne kete periudhe pandemie dhe interesi i tij i vetem per studentet eshte thjeshte kapja e universiteteve.

I bejme thirrje Edi Rames te ndale menjehere tentativen e vjedhjes se zgjedhjeve ne universitete dhe te hartoje nje plan te detajuar se si do te mbyllet ky vit akademik pa rrezikuar sigurine e asnje studenti ose stafi pedagogjik. Zgjedhjet ne universitete duhet te organizohen atehere kur Shqiperia te jete kthyer ne normalitet dhe kur te garantohet e ti jepet mundesia 100% te studenteve per te hedhur voten e tyre dhe per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne Senatin Akademik.

Sa per anullimin e zgjedhjeve fasade, mjafton te lexoje Nenin 38 te Rregullores “Per organizimin e zgjedhjeve per autoritetet drejtuese ne senatin akademik ne Universitetin e Tiranes”, i cili tregon qarte se KIZ i shpall zgjedhjet e pavlefshme ne rast se: “kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te atilla, qe kane penguar pjesmarrjen e zgjedhesve ne votim”.

Shkurt, paster, qarte dhe e zeze mbi te bardhe!

Miqte e mi,

Edi Rama gjate ketyre 7 viteve ne pushtet, por mbi te gjitha gjate ketyre dy muajve ne kohe pandemie, tregoi se nuk ka asnje plan, asnje ide, asnje projekt, asnje strategji ne te mire te interesit publik e qytetar, por perkundrazi vendosi dhe nje rekord te ri vjedhje me koncesionin e kaluar para pak ditesh pikerisht ne periudhe pandemie.

Ne Nentor 2019 Shqiperia u prek nga nje fatkeqesi natyrore qe u shkaktua permes termetit, ne Mars 2020 u prek nga pandemia boterore e Covid-19, ne Qershor 2013 u prek nga fatkeqesia kombetare qe mbart emrin Edi Rama! Koha ka ardhur te shpetojme nje here e mire nga kjo e keqe e madhe qe ka grabitur te ardhmen e Shqiperise!

#Ditemetemira


/Ora News.tv/