Keita kryen vizitat mjekësore te Interi, agjenti: Gati të shpërthejmë në Itali

Keita kryen vizitat mjekësore te Interi, agjenti: Gati të

Keita Balde është lojtari më i ri i Interit, pasi ka kryer vizitat mjekësore të hënën në mëngjes.

Sipas asaj që raporton "Calciomercato.com" Keita i është nënshtruar testeve mjekësore në klinikën Humanitas në Milano, dhe më pas pritet të niset drejt zyrave të zikaltërve ku do të nënshkruajë kontratën e tij.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë agjenti i senegalezit, që në një intervistë për mediat italiane ka paralajmëruar rivalët e Interit se sulmuesi është gati të shpërthejë në Itali.

"Dua të falenderoj Monakon. I dhanë Keitas përsëri buzëqeshjen, qetësinë dhe kujdesin e tij pas viteve të tensioneve dhe premtimeve të bëra dhe kurrë të pambajtura nga drejtuesit e Lazios",-tha ai për "Gazzetta dello Sport".

"Nuk jam i habitur që ata e lanë të largohet. Lojtari ende dëshiron të shpërthejë në vendin ku është rritur si futbollist, dhe në këtë moshë është koha e përkryer për të.

"Spalletti? Ai është personi i përsosur në momentin e përkryer. Ai mund ta ndihmojë Keita të bëjë hapin përfundimtar në karrierën e tij."-përfundoi agjenti i Keitas.

Inter pritet të nënshkruajë me ish-lojtarin e Lazios në formë huazimi me një opsion prej 34 milion euro për ta blerë verën e ardhshme.

EMISIONET