Në përfundim të mandatit të parë të Këshillit të Emërimit në Drejtësi, pa kryer asnjë funksion, tashmë në Presidencë ndodhet lista me emrat e rinj. Nag data 1-5 dhjetor,  Kreu i Shtetit duhet të hedhë shortin, ku dy emrat Gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur automatikisht. Në shortin për një vend në KED do të jetë edhe emri i Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Lista e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi tanimë ndodhet në derë të Presidencës.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka afat nga data 1-5 dhjetor për të hedhur shortin për anëtarët e rinj të KED, por burime bëjnë me dije se Kreu i Shtetit nuk do ta hedhë shortin me argumentin se ende nuk ka një KLGJ dhe KLP.

Por nësë një gjë e tillë nuk ndodh nga Kreu i Shtetit, atëherë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka të drejtë të hedhë shortin në prani të Avokatit të Popullit.

Nga Gjykata Kushtetuese automatikisht do të jenë pjesë e KED, Bashkim Dedja, i cili duhet të kalojë sprovën e besimit në KPA, dhe Vitore Tusha, kjo e fundit e propozuar nga Presidenti Meta për të drejtuar KLSH-në.

Ndërsa Gjykata e Lartë ka propozuar 3 kandidatë, ku Ardian Dvorani dhe Medi Bici janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vettingut, ndërsa çështja e Edmond Islamaj ndodhet ende në pritje të vendimit të Kolegjit Apelimit.  

Nga Prokuroria e Përgjithshme, vetëm kryeprokuroja Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Si Marku ashtu edhe Memçaj e kanë kaluar me sukses testin e Komisionit të Vettingut.

22 emrat e tjerë sipas Prokurorit të Përgjithshëm nuk i plotësojnë kushtet, pasi nuk kanë shkollë magjistrature për të qënë pjesë e KED, madje 5 prej kandidatëve janë edhe anëtarë për KLP.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka në trupen e saj 9 anëtarë, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Administrativja.

Ky organ bën vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushteuese dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Gjykata Kushtetuese

Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Vitore Tusha, e propozuar për kryetare e KLSH-së

Gjykata e Lartë

Edmond Islamaj në KPA

Ardian Dvorani

Medi Bici

Prokuroria

Arta Marku, Kryeprokurore e Përkohshme

Fatjona Memcaj

Adnand Xholi

Alfred Progonati

Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë

Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda

Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda

Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë

Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë

Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër

Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë

Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë

Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër

Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër

Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës





/Ora News.tv/