Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (1 korrik) tek mbikalimi i Harizaj, Kavajë.

Mjeti me drejtues shtetasin S.B., aksidentoi shtetasen me iniciale T.L., 47 vjeçe.

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, 47 vjeçarja ndërroi jetë.

"Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë" - njofton policia.

Grupui hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidentit.

(foto ilustruese)

/Ora News.tv/