E ftuar në emisionin ''Ekopolitkë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, sipërmarrësja Elisabeta Katiaj tha se po jetojmë në një krizë likuiditeti e cila do thellohet akoma më shumë.

Përsa i përket amnistisë fiskale, Katiaj mendon se është e paqartë për individët, bizneset dhe emigrantët.

Sipas saj, amnistia duhet të jetë e plotë dhe jo e pjesshme.

Elisabeta Katiaj: ''Momenti që po jetojmë është një krizë likuiditeti që do të thellohet akoma më shumë në kohët në vijim. Çfarë i paraprin kësaj krize? Ose oferta e parasë në treg, nëpërmjet ndihmës nga qeveria nëpërmjet fondeve për biznesin ose individin për të konsmuar dhe për të qarkulluar likuiditetin në treg, ose një metodë alternative është amnistia e cila është lançuar por nuk është kornizuar.''

''Kemi një lançim të një amnistie e cila është e paqartë për çfarë lloj tatimi i dedikohet. Nëse flasim për tatimet për të ardhurat personale, prek individët. Po për biznesin çfarë pasojash do ketë? Çfarë gjurme do të lërë kjo aminsti në nivel ndërkombëtar për emigrantët? Problemi i tregut kërkon një amnisti të plotë dhe jo të pjesshme.''

/Ora News.tv/