Moti i keq ka shkaktuar katër viktima të tjera në Itali, dy në Valle d'Aosta e dy të tjerë në Trentino Alto Adige.

Dy pesionistë kanë mbetur viktimë nga shembja e një peme që ka rënë mbi automjetin ku ata udhëtonin, ndërsa një 81 vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ku po përpiqej të riparonte dëmet e një dite më parë.

Viktima e katërt është një 53 vjeçar, shkak është bërë era e fortë që ka aksidentuar tragjikisht automjetin e tij.

Shirat e dendur dhe  era e fortë kanë përfshirë në këto orë të gjithë territorin italian, madje në zonat e larta malore janë regjistruar dhe reshje dëbore.

Mbetet mjaft kritike situata në rajonin e Piemontes ku shfaq shqetësim fryrja e lumenjve Brenta e Piave.

Guvernatori i këtij rajoni, Luca Zaia, ka kërkuar ndihmë për mbi 16 mijë banorë që kanë mbetur pa energji elektrike dhe  për rreth 100 mijë banorë në provincën e Rovigos të mbetur pa ujë për shkak të shaktërrimit të sistemit elektrik nga era e fortë e përmbytjet e ditëve të fundit.

Moti i keq ka shënuar dëme të mëdha dhe në jug të Italisë. Mjaft rrugë të Palermos janë përmbytur deri në gjysmë metri nga uji dhe në Agrigjento lumi Verdura di Ribera ka dalë nga shtrati duke  përmbytur me qindra hektarë tokë bujqësore.

Në komunën siçiliane Sciacca, disa familje janë ende të izoluara për shkak të shëmbjes së tokës që ka shkaktuar prishjen e rrugëve.

Pas shembjes së digës në portin turistik të Rapallos në Liguria mbetet e lartë emergjenca e rrezikut nga ndotja për shkak të dhjetra jahteve e barkave me vela të shkatërruara dy ditë më parë nga moti i keq.

Ndërsa në provincën e Xhenovas, komuna e Portofinos vazhdon të jetë e izoluar dhe pa gaz.

/Ora News.tv/