Katër pacientë marrin sëmundjen e kancerit nga organet e dhuruara

Katër pacientë marrin sëmundjen e kancerit nga organet e dhuruara

Katër pacientë europianë janë diagnostikuar me kancer gjiri pas marrjes së organve nga i njëjti donator.

Pacientët zbuluan kancerin e gjirit vite pas transplantit të tyre, ku tre prej tyre vdiqën nga sëmundja.

Frederike Bemelman, profesoreshë e nefrologjisë në Universitetin e Amsterdamit dhe autore e raportit, theksoi se ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë dhe i pari që ka hasur në 20 vite në fushën e imunologjisë së transplantimit.

"Është gjithmonë një rrezik i vogël që diçka të shkojë keq gjatë një procedure transplanti,"-tha ajo. "Edhe nëse i nënshtroheni një procedure të thjeshtë të fshikëzës së tëmthit, gjithashtu ka një shans të vogël që që t'ju ndodhë diçka gjatë procedurës."

Dhuruesi 53-vjeçar i organeve nuk kishte pasur sëmundje dhe kanceri nuk ishte zbuluar kur iu morën veshkat, mushkëritë, mëlçia dhe zemra.

Tre prej marrësve të organeve vdiqën pasi kanceri u përhap nga vendi i tyre i origjinës në zona të reja në trup.

Ndërsa pacienti i katërt mbijetoi pas një sërë trajtimesh, duke përfshirë heqjen e veshkës së djathtë të dhuruar, ndalimin e ilaçeve të imunosupresionit (barna standarde pas transplantimeve për të shmangur refuzimin e organit të ri) dhe kimioterapisë.

Bemelman theksoi se kur ndodh që kanceri vjen nga donatori, është jashtëzakonisht e dobishme të hiqet organi i dhuruar.

"Kjo i lejon pacientit të ndalojë marrjen e ilaçeve imunosupresuese dhe sistemi imunitar mund të rikthehet dhe të luftojë kundër qelizave tumorale,"-tha ajo.

EMISIONET