Kategoria Superiore/ Luftëtari pret Partizanin, në Gjirokastër luhet për Evropën

Kategoria Superiore/ Luftëtari pret Partizanin, në Gjirokastër

Java e 33-të në Kategorinë Superiore rezervon një sfidë direkte për zonën Evropiane. Partizani do të udhëtoj në transfertën e Gjirokastrës për tu ndeshur me Luftëtarin e vendit të tretë.

Në fakt situata tek të kuqtë nuk është aspak e mirë teksa në 4 ndeshjet e fundit kanë regjistruat tre humbje dhe duke u ndalur gjithashtu dhe në një barazim 1-1 me Lushnjën e vendit të fundit. Momentalisht "Demat e Kuq" ndajnë vendin e 4-t së bashku me Laçin dhe diferenca me vendin e 3-të është 5 pikë.

Megjithatë një fitore do i rikthente shpresat e skuadrës së Klevis Dalipit për një kualifikim të mundshëm për në Kupat e Evropës.

Nga ana tjetër bluzijtë e drejtuar nga Hasan Lika po kalojnë një formë fantastike. Në 5-së sfidat e fundit në kampionat, gjirokastritët nuk njohin shijen e humbjes, ku kanë grumbulluar 11 pikë dhe kërkojnë që të përsërisin atë fitore të fazës së dytë, ku mposhtën Partizanin me shifrat e thella 5-0.

Një faktor pozitiv për Luftëtarin është dhe rikthimi i yllit të tyre Kristal Abazaj. Sulmuesi 21 vjeçar që në sezonin e ri do të luaj në kampionatin belg në radhët e Anderleht është golashënuesi më i mirë i ekipit me 12 gola. Dueli mes Luftëtarit dhe Partizanit është programuar për tu zhvilluar nesër në orën 16:00.

EMISIONET