Vllaznia gjen "oksigjen", Teuta i shpëton "vetvrasjes"

Vllaznia gjen "oksigjen", Teuta i shpëton "vetvrasjes"

Vllaznia ka marrë një fitore tepër të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Shkodranët mposhtën minimalisht Laçin në "Loro Boriçi".

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Xhevahir Sukaj që në minutën e 7-të. Sulmuesi i kuqbluve u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke dërguar topin në njërën anë dhe Selmanin në anën tjetër. Gjatë episodit të penalltisë, Laçi mbeti me 10 lojtar pasi Sefgjini u shndërrua në gardianin e portës kurbinase, duke e ndalur topin me dorë, dhe për kryesorin nuk kishte dyshime, karton i kuq.

Me  këtë fitore, Vllaznia merr frymë në klasifikim, pasi del përkohsisht nga zona e ftohtë, në kuotën e 36 pikëve, ndërkohë që Laçi del totalisht nga synimi për të arritur një biletë evropiane përmes kampionatit.

Takim dramatik ai në "Niko Dovana" me Kamzën që ka marrë një fitore të çmendur 3 me 2 përballë Teutës. Një 3-pikësh që i rrëshkiti nga duart bregdetarëve, pasi deri në minutën e 32-të udhëhiqnin me dy gola epërsi. Golit të Latif që në minutën e 12-të dhe Alhassan që dyfishoi shifrat 20 minuta më vonë, iu përgjigjën Sabino Plakut në minutën e 40 dhe Cukovic e Fili në fraksionin e dytë, duke përmbysur gjithçka në favor të tyre.

Por kur u duk se takimi po shkonte në favor të kryeqytetasve, Latif shënon sërisht, duke vendosur rezultatin përfundimtar në 3 me 3. Një pikë që pritet të mos i shërbej shumë durrsakëve, pasi gjenden dy pikë pas Vllaznisë së vendit të 8-të.


FT| Vllaznia-Laçi 1-0




FT| Teuta-Kamza 2-3 












Vllaznia-Laçi | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Teuta-Kamza | Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkac, Hila, Hakaj, Beqja, Lajthia, Dedic, Çyrbja, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja
Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj


EMISIONET