Katalanasit e mbulojnë me ar, holandezi i befasuar

Katalanasit e mbulojnë me ar, holandezi i befasuar

Barcelona ka fituar rivalitetin me klubet më të mëdha të Europës për Frenkie de Jong.

Holandezi ka njoftuar të dy klubet për vendimin e tij dhe një delegacion pritet të shkoj sot në Amsterdam për të nënshkruar marrëveshjen. PSG ishte ekipi favorit për të nënshkruar De Jong në javët e fundit, por katalanasit në orët e fundit e bindën mesfushorin që të transferohej në "Camp Nou".

Gazeta holandeze "De Telegraaf" shkruan se Barcelona do të paguajë 90 milion euro për 21-vjeçarin, ndërsa PSG ofroi vetëm 75 milion euro.

Mesfushori do të ketë gjithashtu një paga të paimagjinueshme për moshën e tij. Katalanasit janë të gatshëm të paguajnë 16 milion euro në vit, prej tyre 10 mln janë neto dhe 6 milion euro bonuse në saj të arritjeve.

Sipas mediave holandeze, De Jong ishte habitur nga oferta e lartë e Barcelonës.

Eric Abidal u pyet për De Jong të martën pasi Barcelona prezantoi Kevin-Prince Boateng dhe ai tha se klubi ishte duke pritur për vendimin e tij:

"Kjo pyetje duhet t'i kërkohet lojtarit. Ai e di se ka interes nga shumë klube dhe ai do të marrë vendimin e tij. Mund të presim, si të gjithë të tjerët. "-u shpreh ish-mbrojtësi francez.

EMISIONET