Kastrioti mendon për sulmin, firmos me ish-talentin e Partizanit

Klejdi Daci është lojtari më i ri i Kastriotit. Qendërsulmuesi ka firmosur ditën e sotme një kontratë pesë vjeçare me klubin krutan.

I riu 20 vjeçar, është një lojtar i dalë nga akademia "Partizani" dhe shihet si një përforcim me mjaft vlera për repartin e sulmit, për sezonin aktual, por edhe në vazhdim.

Daci, është stërvitur prej më shumë se një muaji me skuadrën, nga ku është aktivizuar në shumë ndeshje miqësore. Madje ka arritur t'i shënojë Shënkollit dhe dy gola Flamurtarit të Ladorishtit në miqësoren e fundit.

EMISIONET