Karl-Heinz Rummenigge kritikon Federatën Gjermane, por propozon sërish Low

Karl-Heinz Rummenigge kritikon Federatën Gjermane, por propozon sërish

Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur kritikat e tij ndaj Federatës Gjermane të Futbollit, pas performancës së dobët të ekipit kombëtar gjatë Kupës së Botës 2018.

Sipas Rummenigge, organizata më e lartë e futbollit gjerman nuk ka bërë asgjë për të rregulluar situatën.

"Jam pak i inatosur dhe i befasuar nga mënyra se si po përballen me krizën, për mua ka një mungesë të konkurrencës. Për Loë, ju duhet t'i jepni atij një shans tjetër, pasi ai ka bërë një punë të pabesueshme për ekipin",-tha Rummenigge.

Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve të turneut rus, duke mbledhur vetëm tre pikë. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1938 që Gjermania i jep lamtumirë turneut që në raundin e parë.

EMISIONET