Karikatura: Ardian Dvorani si Fidel Kastro

Karikatura: Ardian Dvorani si Fidel Kastro

Piktori Avni Delvina ka dashur të portretizojë me një karikaturë Ardian Dvoranin, të cilit i ka mbaruar mandati në 2014 në Gjykatën e Lartë por vazhdon ta kryejë këtë funksion.

Përmes një karikature Delvina e krahason Dvoranin me Fidel Kastron, diktatorin e Kubës i cili qëndroi në pushtet për 49 vite.

“Ik i thon nga Gjykata e Larte se ashtu e ka Kushtetuta ! .....Ore ! O milet ! A i njifni kompanjerot ju ! Kompanjerot jane Kashe i pavdekshem si Fidel Castro....nuk e lene postin deri ne vdekje...por edhe pas vdekjes vazhdojne.....Me Kushtetuten mbeshtjellin djathin dhe gjizen, per te mos thene ate shprehjen e fameshme, se na lexojne edhe te rinjte!" shkruhet ne postimin qe shoqeron karikaturen.

Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të kërkojë ndihmën e organizmave ndërkombëtare që asistojnë vendin në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor për zgjidhjen e konfliktit ligjor mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani.

Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë njeherezi edhe kreu i KED Ardian Dvorani i ka përfunduar mandati që në vitin 2014. Për këtë arsye Presidenti Meta iu drejtua me nje letër KLGj-së ku i kërkoi të largojë nga detyra të Dvoranin.

Por vetë Dvorani në një përgjigje të kthyer KLGJ-së arsyetonte se ky veprim i Metes ishte ndërhyrje direkte ne sistemin e drejtësisë ndërsa persa i përket largimit nga Gjykata e Lartë kjo nuk është kompetencë e KLGj-së pasi nuk është e sanksionuar në asnjë ligj.

EMISIONET