Greqi: bllokohen 500 kg kokainë mes bananesh, ishte nisur nga Ekuadori

Më shumë se 500 kg kokainë është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi gjatë kontrollit të 100 kontenierëve me babane. Ngarkesa vinte nga Ekuadori.

Mediat greke raportojnë për katër persona të arrestuar deri tani, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe janë shtrirë edhe në Selanik dhe qytete të tjera.

Operacioni nisi në fillim të gushtit, kur autoritetet greke kishin informacione për një ngarkesë të madhe në Athinë dhe Selanik.

Më 2 gusht, në portin e Selanikut u sekuestruan 51 kg kokainë ne një enë frigoriferike me banane nga Amerika Latine.

Disa ditë më vonë, më 13 gusht, u kapën 24 kg kokainë.

Autoritetet greke  po e trajtojnë çështjen me kujdes të veçantë në një përpjekje për të sqaruar të gjitha aspektet por edhe arsyen se pse kartelet e Amerikës Latine kanë synuar Greqinë.


EMISIONET