Kapen shpërndarësit e kokainës në ish-bllok, Komunë të Parisit dhe Tiranë të Re

Kapen shpërndarësit e kokainës në ish-bllok, Komunë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarjen e drogave të forta.

Në kudër të operacionit të koduar  “Selita”, Seksioni i Forcës së Posaçme “Shigjetat”  arrestuan shtetasit  L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në  Selitë, Tiranë.

"Për këta shtetas, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re", sqaron policia.

Policia ka kontrolluar automjetin “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T.

"Gjatë kontrollit  fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

EMISIONET