Kapen 103 kg kanabis në Tepelenë, në pranga 6 persona/ EMRAT

Kapen 103 kg kanabis në Tepelenë, në pranga 6 persona/ EMRAT

6 persona u arrestuan dhe një i 7 është shpallur në kërkim për tentativën e trafikimit nga Memaliaj drejt Vlorës të 103 kilogramëve Kanabis Sativa.  Ata u kapën teksa po paketonin lëndën narkotike në një banesë të braktisur.

103 kilogram kanabis sativa u sekuestruan në Memaliaj gati për ta trafikuar drejt Vlorës. Lënda narkotike ishte e fshehur në një banesë ku nuk jetonte njëri në vendin e quajtur Mogila. Aty ajo po paketohej dhe po bëhej gati për ta dërguar drejt Vlorës.

Por policia e Gjirokastrës kishte marrë informacion mbi këtë veprimtari ndaj zhvilloi operacionin e koduar Vasjari.

6 persona përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa një i 7 u shpall në kërkim

Në pranga ranë Ramiz Jahaj, Mikel Ziflaj, Leonidha Koçiaj, Sefer Dukaj, Matjana Betaj, Ervin Saka. Të arrestuarit janë nga Vlora, Memaliaj dhe Mallakastra.

Grupit iu kap edhe një armë zjarri pistoletë, 3 automjeteve dhe 11 celularë.

Në shtëpinë e braktisur që ishte shndërruar në magazinë droge, u sekuestrua edhe një peshore, sasi parash dhe numra telefonash.

Një grup hetimor i ngritur për rastin, po punon ndërkohë për të zbuluar prejardhjen e lëndës narkotike dhe rrjetin e trafikantëve të saj.

Hetimet do të përfshijnë edhe destinacionin në qytetin e Vlorës, ku ende nuk është e qartë nëse kanabisi do të hidhej në tregun shqiptar apo do të tentohej trafikimi drejt vendeve të tjera.

1-Ramiz Jahaj nga Vlora

2-Mikel Ziflaj nga Memaliaj

3-Leonidha Kociaj nga Mallakastra

4-Sefer Dukaj nga Vlora

5-Matjana Betaj nga Memaliaj

6-Ervin Saka nga Vlora


EMISIONET