Kaosi në vendin e Apokalipsit, në oborrin e këtij restoranti u dogjën të gjallë 26 njerëz

Në një fushë afër tavernës (restorantit) Argyri Akti në Mati u shkrua kapitulli më i madh i tragjedisë nga zjarret në Atikën Lindore.

Imazhet që të ofron një ditë pas pas tragjedisë janë tronditëse. Në këtë oborr që shikoni në foto dhe video u gjetën 26 trupa të pajetë.Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë në një përpjekje të dëshpëruar për t'i mbrojtur.

Ajo që lanë  pas punëtorët e shpëtimit - dorezat dhe objektet e tjera - dëshmojnë për tmerrin që shpërtheu në zonë.  

Tek tuk në  tokën e mbuluar nga hiri të bien në sy ndonjë këpucë e mbetur nga viktimat që u dogjën të gjallë, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as kafshët shtëpiake. Qenë të ngordhur shihen kudo.

26 të vdekurit që u gjetën në oborrin e restorantit kishin tentuar të shpëtonin, duke marrë makinat e tyre për t'iu drejtuar Athinës.  Por ata u bllokuan nga flakët. Prandaj lanë makinat dhe lëvizën drejt detit.

Vendimi i tyre tingëllon llogjik, por në fakt vulosi vdekjen e tyre. Nga fusha ku u gjetën ka një rrugë që të çon në një shkëmb dhe prej aty  në det.

Megjithatë, njerëzit e pafat, nuk e dinin atë ose nuk arritën t'i afroheshin asaj. 

Përfundimi: Ata e gjetën vetën të rrethuar nga flakët dhe përqafuan fëmijët e tyre duke qenë të vetëdijshëm se nuk do mund të shpëtonin.

EMISIONET