Kanye West i soset durimi, është gati të rrahë brutalisht rivalin që i kërcënoi familjen

Kanye West i soset durimi, është gati të rrahë brutalisht

"Lufta" mes reperëve Kanye West dhe Drake mund të mos vazhdojë me diss-e, por me rrahje brutale.

Futbollisti Johnny Manziel ka hyrë mes sherrit të Kanye West me Drake duke thënë se burri i Kim Kardashian është tepër i frikësuar, por do ti japë një mësim rivalit.

Sherri mes tyre ka nisur para disa kohësh, por arriti kulmin kur Drake tregoi se e ndjek ende bashkëshorten e Kanye në errjete sociale.

Johnny është mik i afërt i Drake dhe jeton pranë shtëpisë së Kanye dhe Kim në Calabasas, prandaj di shumë gjëra rreth kësaj historie.

"Gjithcka po ndodh në cep të rrugës. Kështu që jam në mes të kësaj. Mezi pres të shoh më shumë, por Kanye është i frikësuar. Duket se Kanye është pak i shqetësuar për Drake. Ndoshta ai do telefonojë dikë për të rrahur Drake ose një gjë të tillë", tha Johnny për TMZ.

Një gjë e tillë mund të ndodhë pasi ylli i hitit "     In my feelings" e kërcënoi para disa javësh dhe Kanye dëshiron të hakmerret.

EMISIONET