Kanali i njohur turistik mbyllet pas rrëshqitjes së dheut

Kanali Isthmus në Corinth të Greqisë u mbyll pas një rrëshqitje dheu që ndodhi të enjten pasdite.

Shpatet kanë rënë, siç shihet në fotot dhe videon nga Korinthhost, duke bërë që fragmente të shkëmbinjve dhe pluhuri të bien brenda kanalit.

Kanali është përuruar më25 korrik të vitit 1893. Që nga ajo kohë ai nuk ka ndryshuar shumë: është i gjatë 6.3 km dhe i gjerë pak më shumë se 25 metra.

Ndan më dysh gjirin me të njëjtin emër duke lidhur detin Jon me atë Egje dhe shmang rrethrrotullimin e Peleponezit. Kanali është shumë i ngushtë dhe shumë pak i thellë (vetëm 8 metra) për anijet e mëdha tregtare dhe përdoret kryesisht për trafikun turistik.

EMISIONET