Kamzë, i mituri vetëvritet me armën e babait në një banesë të vjetër

Kamzë, i mituri vetëvritet me armën e babait në një

Një i mitur 13 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut të babait të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhu në zonën e Laknasit të bashkisë së Kamzës.

Policia bën me dije se i mituri me iniciale E.D, u gjet i pajetë një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

"Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk  janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut", bën me dije policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET