Teksa u shpall kampione e dimrit, Partizani dëshiron ta mbyll me fitore vitin kalendarik 2018.

Skuadra e kuqe ka zbritur sot në fushë për të vijuar përgatitjet për ballafaqimin ndaj Luftëtarit. Në drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik, lojtarët kanë zhvilluar edhe seancën e parë në orën 15:00 në ambjentet e kompleksit sportiv “ Football Republic ”.

Gjendja fizike e skuadrës paraqitet optimale dhe të gjithë lojtarët kanë zhvilluar normalisht programin stërvitor.

Bruno Telushi rezulton mungesa e vetme si pasojë e skualikimit me kartonë, ndërkohë që për takimin ndaj Luftëtarit rikthehet në dispozicion të trajnerit Gega sulmuesi Jasir Asani.

Luftëtari-Partizani është programuar për tu luajtur këtë të dielë, duke nisur nga ora 13:30.






/Ora News.tv/