Shoferi 25-vjeçar akuzohet për 39 vrasje

Shoferi 25-vjeçar akuzohet për 39 vrasje

Policia britanike ka arrestuar të dyshuarin e pestë për 39 trupat e vdekur, të gjetur në rimorkion frigoriferike të një kamioni në Essex.

Policia thotë se i akuzuari është shoferi i kamionit, i cili quhet Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Craigavon, Irlanda Veriore. Ai do të paraqitet të hënën në Gjykatën e Magjistraturës Chelmsford.

Edhe katër të tjerë janë arrestuar, ndërkohë që po hetohen. Policia e Britanisë po përpiqet të identifikojë viktimat, për të cilat besohet se kanë ardhur nga Azia.

Ambasada Vietnameze në Londër ka krijuar një linjë telefonike për të komunikuar me familjet që të konfirmojnë anëtarët e familjes që mungojnë.

EMISIONET