Kamer Qaka, ylli shqiptar që po "çmend" gjysmën e Europës

Kamer Qaka, ylli shqiptar që po "çmend" gjysmën e

Vetëm 1 ndeshje me kombëtaren shqiptare i ka mjaftuar mesfushorit kuqezi, Kamer Qaka për të përfunduar në listën e dëshirave të disa skuadrave të kampionatit italian dhe atij spanjoll, pa mohuar dhe interesimin e skuadrave portugeze dhe franceze.

Sipas mediave rumune, skuadra portugeze e Bragës ka shprehur hapur dëshirën për të patur në dispozicion shërbimet e Qakës, ndërsa dhe në Ligue 1 ka interes për mesfushorin.

Forma e mirë e treguar nga ana e 22-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra si Benevento dhe Sampdoria, ndërsa në Spanjë, Girona dhe Las Palmas janë dy kandidatura potenciale.

Për të ardhmen e Qakës ka folur dhe presidenti i skuadrës aktuale të yllit kuqezi, Adrian Ambrose, që është shprehur se pavarësisht dëshirës së tij për ta mbajtur mesfushorin deri në verë, kjo është e pamundur, pasi ofertat për të janë të shumta.

EMISIONET