Kamer Qaka, djaloshi që po "çmend" gjysmën e Europës

Kamer Qaka, djaloshi që po "çmend" gjysmën e


Futbollisti i kombëtares shqiptare Kamer Qaka po kalon një sezon pozitiv në kampionatin rumun të futbollit me skuadrën e Poli Lasi.
22 vjeçari është treguar protagonist me golat dhe paraqitjet e tij, duke qënë një lojtar stabël në ekipin e Flavius Stoican.

Mesfushori kuqezi i cili ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje në urdhërat e Christian Panuci ka përfunduar në radarët e disa skuadrave të Laliga.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Las Palmas e Girona kanë kërkuar informacione të detajuara për Qakën, i cili ndiqet dhe nga skuadra e njohur e Seria A, Sampdoria.

Për të lënë të lirë shqiptarin Poli Lasi kërkon një shumë prej 1 milionë eurosh, e cila nëse vjen do pranohej, me Kamer Qakën që do shndërrohej në lojtarin më të shtrejtë në historinë e  skuadrës rumune.



EMISIONET