A kam ndryshuar? Rrjeti "tallet" me Sergio Ramos (FOTO)

Duket se publikimi i fotove të vjetra nga futbollistët është kthyer në modë ditëve të fundit. Pas portierit legjendar, Iker Casillas, ishte radha e Sergio Ramos për të "kopjuar" ish-shokun e tij te Reali i Madridit.

Teksa postoi një foto të tij që prej kohës kur ishte pjesë e Sevillas, mbrojtësi spanjoll pyeti aktorin Pablo Schreiber nëse njerëzit kanë ngjashmëri në paraqitje edhe kur kanë kaluar shumë kohë. Një përgjigje që vonoi nga aktori, por jo nga tifozët, të cilët nisën "talljen" me kapitenin aktual të Realit.







EMISIONET