"Kam hajdutë në shtëpi…", policia italiane arreston një shqiptar

"Kam hajdutë në shtëpi…", policia italiane

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Borgo Valsugan në Trentino, ku një grua ka telefonuar policinë dhe ka thënë se në shtëpinë e saj ndodheshin dy hajdutë.

"Kam hajdutë në shtëpi…", i ka thënë gruaja policisë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit karabinierët kanë mbërritur në shtëpinë e zonjës, por hajdutët ishin larguar.

Gruaja, e cila telefonoi policinë tha se ishin dy persona.

Karabinierët e zonës vunë re në rrugë dy persona të dyshimtë, të cilët sapo panë policinë u larguan me shpejtësi në këmbë, ndërsa po ndiqeshin nga policia.

Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa personi tjetër u largua dhe po vijonë kërkimet për kapjen e tij.

EMISIONET