Kalifornia nxit njerëzit të qëndrojnë larg plazheve

Kalifornia nxit njerëzit të qëndrojnë larg plazheve

Ndërsa plazhet në Australi dhe Zelanda e Re po rihapen, Kalifornia po kërcënon të rritë bllokimet e saj.

Shumica e plazheve në Kaliforni janë të mbyllura për shkak të pandemisë, por një pjesë e vogël zonash i kanë lejuar vizitorët, me kufizime të caktuara.

Gjatë fundjavës, shumë vendas u mblodhën në plazhe, duke ngritur kambanat e alarmit për zyrtarët që planifikojnë të heqin gradualisht urdhrat e qëndrimit në shtëpi.

"Virusi nuk pushon fundjavën sepse është një ditë me diell të bukur përreth brigjeve tona," tha guvernatori Gavin Newsom.

Ai paralajmëroi se një sjellje e tillë do të kërcënonte planet për të lehtësuar bllokimin.

EMISIONET