A ka vend për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk është moment i duhur. 

ndërsa ftoj qytetarët për përgjegjshmëri maksimale.

Ilir Meta: “Nuk është koha të zhvillojmë mbledhje mbi mbledhje. Që më 30 janar kam kërkuar publikisht të merren masa ende pa u shfaqur në Itali. Më pas menjëherë kam kërkuar në mënyrë zyrtare të gjithë institucioneve të parapërgatiten për këtë situatë. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas zhvillimit dramatik në shtetin fqinj. Qeveria ka marrë një sërë masash në këtë drejtim. Ne jemi ne komunikim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore e qeverisë për të bërë çdo gjë, jo vetëm për të hetuar këto dy raste, pasi është shumë e rëndësishme të kuptohet që nënvlerësimi i një qytetari mund të sjellë një rrezik të madh, pasi i gjithë rrjeti potencialisht i kontaktuar mund të kthehet secili prej tyre në një bartës a shpërndarës pa dashje të këtij virusi dhe mund të nxjerrë situatën jashtë kontrolli. 

Në një dalje për median mbremjen e sotme, Meta nënvizoi gjetjen e fondeve për marrjen e masave mbrojtëse dhe pajisjet e domosdoshme për personelin mjekësor.

"Besoj se veprimet po bëhen në përgjegjësi të plotë. Nga dita e sotme, edhe në presidencë kemi një task forcë, nën drejtimin e këshilltarit të sigurisë,  dhe do të kemi dhe një adresë për të gjithë personat që kanë shqetësime e shohin nënvlerësime nga pesona të caktuar apo nuk marrin trajtimin e duhur apo ndaj të cilëve nuk u kushtohet vemendja e duhur.

Besoj se me përgjegjshmëri maksimale do të arrijmë të kemi situatën nën kontroll. 

Sot kam folur dhe me dy ambasadorët, si ne Rome e Greqi.  Une besoj se të gjithë do të bëjnë më të mirën. Ftoj qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për veten e tyre, familjen e shoqërinë. Në veçanti masat mbrojtëse dhe pajisjet e domosdoshme për personelin mjekësor. Mjekët e infermierët janë prioritet mbi prioritetet, ashtu sikurse dhe për të gjithë personelin që do të angazhohet në këtë proces. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde e fondet duhen gjetur patjetër, sepse nëse neglizhohet në disa fonde ne fillim atëherë do të investohet shume me tepër në të ardhmen e situata mund të dalë dhe jashtë kontrollit." 

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



/Ora News.tv/