A ka ardhur koha t'i thuash lamtumirë Facebook-ut?

Hashtagu #DeleteFacebook është në trend, pas zbulimit të skandalit ku Cambridge Analytica bleu të dhëna të mbledhura nga 50 milionë përdorues të Facebook dhe i përdori ato për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Të dhënat e zbuluan të shtunën nga "Observer", i cili gjeti se firma e cila ka punuar për ekipin e zgjedhjeve të Donald Trump- ka punuar me një kompani të quajtur Global Science Research për të marrë të dhënat

"Cambridge Analytica" ka mohuar se të dhënat janë grumbulluar në mënyrë jo të duhur.

Përdoruesit e Facebook nuk e kishin ditur se ata janë "përdorur" në këtë mënyrë.

Tani, ata kanë shprehur zemëratën në Twitter nën hashtagun #DeleteFacebook. Fushata po bën thirrje për përdoruesit të heqin dorë nga çdo gjë që lidhet me Facebook, duke përfshirë Instagram dhe WhatsApp.

Tregtarët e tregut të aksioneve dhe analistët politik e akuzuan Facebook se ishte "pjesë e sistemit të kontrollit të Big Brother", duke iu referuar romanit të George Orwell '1984.' Ai shtoi se i shet të dhëna qeverive dhe korporatave, manipulon atë që sheh dhe nuk duhet të shohësh dhe "madje përpiqet të manipulojë gjendjen tuaj aktuale".

EMISIONET